Alexis Sanchez ka zbuluar një fakt interesant për Lionel Messin që i ka bërë tifozët vetëm të duan edhe më shumë Lionel Messin.

Dyshja ishin bashkëlojtarë te Barcelona për tri sezone dhe gjatë kësaj periudhe ata fituan së bashku gjashtë trofe.

Alexis Sanchez i dëshpëruar pas eliminimit (Getty Images)

Në një intervistë për Sky Sport kiliani ka zbuluar gjëra interesante për pesë herë Topin e Artë.

“Nëse humb në një finale mund të qash. Kjo është pjesë e futbollit. Në zhveshtoren e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Chelseat, kam parë Leon (Messin) duke qarë”.

“Kjo ndodh pasi lojtarët kërkojnë shumë nga vetja dhe njerëzit nuk e shikojnë këtë”, ka thënë Sanchez.

Aktualisht ylli i Manchester Unitedit është duke iu referuar gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të vitit 2012.

Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Bluve, e dyta me rezultat 2-2 dhe kështu klubi anglez kishte vazhduar në finale.

Dhe në fund kishte arritur ta fitojë të gjithë garën, duke mposhtur Bayern Munichun.