Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e sontme i ka përjashtuar nga partia nënkryetarin Mirko Jançev, anëtarin e Komitetit ekzekutiv Kostadin Bogdanov si dhe ish shefin e DSK-së Saho Mijallkov ish anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Në mbledhjen e Komutetit qendror të partisë është diskutuar mundësia për një kongres të jashtëzakonshëm, por ky propozim nuk është pranuar për shkak se të gjithë delegatët i kanë dhënë mbështetje liderit aktual të partisë Hristijan Mickoski që të udhëheq me partinë gjatë kësaj periudhe./Shenja/