Reformat në shëndetësi për heqjen e drejtorëve ekonomikë, respektivisht drejtorëve të dytë, ndërprerja e pagesës sipas kontributit dhe shlyerjen e kornizës kohore për marrjen e specialistëve nga shëndetësia private në atë publike, që i paralajmëroi vitin e kaluar ish ministri Arben Taravari, janë ngatërruar.
Jozyrtarisht, SDK merr vesh se një nga partnerët e koalicionit qeveritar, respektivisht BDI, po e bllokon ligjin deri sa nuk u gjen “vende tjera të bukura” kuadrove të partisë që do të tanohen nga reformat.
Burime nga qeveria për sdk.mk kanë thënë se nëse kalojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, drejtorët ekonomikë nëpër klinika nga radhët e BDI-s, që u emëruan në kohën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, do të mbeten pa punë, prandaj BDI bllokon reformën deri sa nuk gjendet tjetër zgjidhje për ta, transmeton Gazeta Lajm.
Zyrtarisht në qeveri askush nuk tregon se pse janë ndërpre reformat në shëndetësi. Nuk ka as informacion zyrtar se sa kuadro të BDI-së do të tanoheshin nga ky ligj.
Jozyrtarisht, ligjin e mban të “ngrirë” zëvendës kryeministri Bujar Osmani i cili nga korriku 2008 deri në korrik 2011 isht ministër i shëndetësisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit, kurse kryeministri Zoran Zaev i preokupuar me marrëveshjen me Greqinë e ka lënë anash këtë çyshtje, që të mos krijojë tensione me BDI-në.