Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca për lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore duhet të vazhdojë me dëgjimin e “bombave” nga dëshmitë materiale të PSP-së. Në këtë lëndë janë propozuar më shumë se 1.000 incizime audio në listën e dëshmive materiale të PSP-së.

Në “Titanik” janë të dyshuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Gjykimi për lëndën e PPS-së “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, pasi si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në vitin 2013 kanë “prishur material zgjedhor” sot vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve të rinj.

Avokatët e Alimit dhe Gurit në seancat paraprake para Gjykatës thanë se me më shumë dëshmi gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si edhe se në momentin kontestues në aktakuzë nuk kanë pasur kurrfarë funksioni me çka do të ndikonte të bëhet vepra penale për të cilën i akuzon PSP-në.

Gjykimi nga seanca e kaluar ka nisur nga fillimi për shkak të ndërrimit të Trupit gjykues.