Një seancë e re gjyqësore do të zhvillohet sot për rastin Monstra, proces ky që është proceduar nga Prokuroria Speciale.

Në seancën e kaluar u dëgjuan tre dëshmitarë, të cilët me 12 prill të vitit 2012 kanë qenë duke peshkuar në liqenin e Smilkovës.

Dëshmitarët nuk i kanë ndryshuar deklaratat e tyre, duke pohuar sërish se gjatë ditë kritike ata kanë qenë në liqenin e Smilkovës, ku shpesh shkojnë për të peshkuar.

Më pas gjykatës i kanë sqaruar se cfarë kanë parë dhe dëgjuar.

Njëri nga dëshmitarët ka përsëritur se në ditën e vrasjeve, me tre shokë ka qenë tek liqeni, ku më pas kanë ardhur edhe tre apo katër të rinjë me të veturë të bardhë, të cilët i kanë kërkuar bukë për peshqit dhe më pas kanë shkuar. Më pas, kur kanë dashur të kthehen, e kanë takuar një person me pushkë, i cili i ka kërcënuar se do ti vrasë nëse nuk largohen. Nga liqeni janë larguar në mbrëmje, ndërsa për vrasjen e pesëfishtë kanë dëgjuar prej televizori.

Sot mbetet të shihet nëse dëshmitarët do ti përsërisin deklaratat e tyre, të cilat nuk duket dëshmi të fuqishme për vrasjen e pesëfishtë.