Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykimi për lëndën “Ryshfeti”, në të cilin i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev.

Seanca e kaluar u anulua me kërkesën e mbrojtjes, ndërsa paraprakisht, me kërkesë të prokurorit publik, i cili e ka njoftuar gjykatësin e ri në lëndë, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në seancë.

Zaev në rastin “Ryshfeti” akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 eurosh prej biznesmenit të Strumicës, Ivan Nikollov Saçavliev për legalizimin e tokës ndërtimore.