Seancë komemorative me rastin e vdekjes së Lubisha Georgievski

Georgievski në mënyrën e vet arriti të bashkojë teatrin dhe politikën dhe angazhohej për përgjegjësi më të madhe në organin ligjvënës përmes zhvillimit të një rregulli të ri të procedurës, ndërsa në politik në vend të parë e vinte njeriun dhe të drejtat dhe liritë e tij, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën komemorative në Kuvend me rastin e vdekjes së Lubisha Georgievski, ish kryetar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Thënien e Georgievskit “qytetarët kanë përgjegjësi për fatin e tyre” duhet ta mbajmë mend të gjithë sepse, shumë qartë tregon se çfarë shoqërie do të kemi nëse nuk jemi të vetëdijshëm për fuqinë e zërit tonë pa marr parasysh a jemi pjesë e ndonjë strukture politike, sektori joqeveritar apo ekspert.

Lubisha Georgievski, tha Xhaferi, u largua nga kjo botë, por pas tij mbetet veprimtaria e tij, shfaqjet e tij teatrale, angazhimet politike, drama, film, libra dhe angazhimet tij politike, dhe me atë mbetet me ne, por edhe për gjeneratat e ardhshme si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe politike.

Lubisha Georgievski i lindur në Manastir në vitin 1937. Ka diplomuar në Akademinë e teatrit, filmit, radios dhe televizionit në Beograd në vitin 1974. Ishte regjisor i teatrit dhe filmit, dramaturg, eseistë, teoricien teatri dhe profesor i regjisë teatrale dhe aktrimit në Fakultetin e arteve në Shkup. Si politikan në vitin 1994 ishte kandidat për kryetar i Republikës së Maqedonisë i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ambasador në Bullgari dhe Serbi, ndërsa në vitin 2006-2009 ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Varrimi i Georgievskit do të bëhet të dielën nga ora 11:00 deri në orën 13:00 në varrezat e Butelit ne Shkup.

SHPËRNDAJE