Urim SALIHU

Ngjarjet e së enjtes së zezë kur u përgjak Parlamenti kishin një epilog të trishtueshëm.Shtëpia ligjvënëse u përdhos deri në atë pikë sa në një vend me rregulla dhe ligje, kjo do ishte e paimagjinueshme dhe shteti do të duhej të reagontë ashpër që njerëz të revoltuar mos mund të hynin dhe aq lehtë në hapësirat e e Parlamentit dhe të përgjaknin të zgjedhurit e popullit si dhe të rrezikonin jetërat e tyre bashkë me ata të gazetarëve dhe reporterëve aty.

Por ngjarjet e së enjtes së zezë kishin dy protagonistët kryesorë.Duket se ata ishin shënjestra.Ishte Zoran Zaev i LSDM-së dhe Zijadin Sela i LR-PDSH-së.

Kjo ngjarje e rëndë me vete ka edhe misterin e madh.Kjo tregon se dikush edhe mund ta ketë ditur se cfarë do ndodhte dhe ka ikur.Pse nuk iku Zijadin ?! Kur maqedonwt sulmojnw njw shqiptar, kjo tregon se ai wshtw njw kombwtar i madh .
Sela u përgjak, por edhe atë ide të keqe që mund të kemi patur për të është kthyer në një kuptim të mirë po për të.Në fund të fundit fjalori i tij duhet të ketë goditur rëndë palën tjetër prandaj ishte shënjestra.Ai ua tha troç maqedonasve.Ai foli për identitetin e tyre.Ai u tha gjithcka atyre dhe i trazoi keq.Selën nuk e kursyen .
Maqedonët i kursyen tjerët .Dhe kur të kursen njerwz tw lidhur me pushtetin, kjo është pak dyshuese.

Sela dhe Zaev mbetën dy protagonistët kryesorë.Shumë të tjerë ia mbathën.Nuk është keq të ikësh nga dhuna dhe vdekja, e njerëzve të tërbuar dhe kriminelë, por e vetmja gjë që të ndalohet përgjithmonë pas kësaj ngjarje është, mos rrahësh më gjoks për patriotizëm sepse në raste të tilla shihen heronjtë e vërtetë dhe frikacakët e vërtetë.
Enigma e së enjtes së zezë është a dinin disa deputetë për atë cfarë do ndodhte dhe përse nuk ishin shënjestra të sulmit kur disa u përgjakën keq?!