“Nuk duhet të ketë dilema dhe më 30 shtator të dalim me gjithë familjet dhe të votojmë për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Nuk votohet për Zaevin dhe Ali Ahmetin, por është vota për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kjo është vota kundër njëmendësisë dhe monizmit të instaluar nga BDI dhe partitë maqedonase.”, theksoi kreu i Aleancës për Shqiptarët nga tubimi në Strugë, informon INA.

Sipas tij, vota më masive e shqiptarëve për NATO dhe BE do ti thotë stop politikëbërjes dhe kuzhinave që nuk na duan të mirën, atyre që kanë si qëllim të vrasin shpresën dhe të ndodhë zhgënjimi.

“Ideja është që kjo shpresë të vritet edhe më tepër me qëllimin që të largohemi. Që nesër të mbetemi me më pak klasa, me më pak nxënës.”, theksoi Sela, duke shtuar se shqiptarët duhet të dëshmojnë aleancën me NATO dhe aleatët e tjerë.
Ai tha se ASH ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare dhe qendrat vendësose janë informuar përmes “non paper”-it se ka [ështja të pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoni dhe se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes.
Sipas tij, me hapjen e Kushtetutës, ASH do të jetë aty dhe do të këmbëngul që të inkorporohen cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët si[ është gjuha shqipe dhe pjesët e tjera ku do të kërkohet heqja e definicionit bashkësia etnike mbi 20 për qind.
Ai bëri thirrje që të votohet më 30 shtator sepse anëtarësimi në NATO dhe BE nënkupton më tepër demokraci, më shumë fushëveprim, më tepër mendim dhe shprehje të lirisë. E këto [ështje janë nevojë imanente për shqiptarët, duke i hapur rrugë drejtësisë.