Aleanca për Shqiptarët sot po mbanë Konferencën e Asamblesë së Gruas në Tetovë, në një atmosferë impozante lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi përshëndeti të pranshmit delegatë dhe mysafirë ju drejtua atyre me një fjalim të shkurtër por me porosi politike të rëndësishme duke cilësuar rolin e gruas si me shumë rëndësi në jetën politike.
Sela më tej tha se vendi ynë po kalon një periudhë dhe moment shumë të rëndësishëm politik, por fatkeqësisht ky moment e gjenë shumë të përçarë dhe të pa fuqishëm faktorin politik shqiptarë.

Sela gjithashtu foli edhe për rolin dhe aktivitet e Aleancës lidhur me ndryshimet kushtetuese duke thënë se Aleanca po bën një punë shumë të rëndëshishme në aspekt të mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetin shqiptarë, Sela tha se Aleanca me argumentet e saja lidhur me kërkesat e saja i ka bërë të heshtin edhe pushtetin i cili ka përgjegjsinë politike për ndryshimet që janë në procedurë e sipër në Kuvendin e R.Maqedonisë.

Konferenca pas pjesës solemne do vazhdojë me punë me ç’rastë do të zgjedhë Kuvendin dhe Kryetaren e Asamblesë së Gruas.