Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nuk i pranon rezultatet e votimit të sotëm për zgjedhjet lokale të cilët, siç tha sonte, kishte ryshfet dhe shantazh te votuesit nga aktivistë partiak së bashku me policinë e “shtetit ligjor”, shkruan Fol.

”Nuk e pranojmë këtë rezultat”, tha Sela dhe njoftoi se do të paraqesë ankesa deri te Komisioni Komunal Zgjedhor dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sela e ka porositur Ali Ahmetin e BDI-së, se e pret në zgjedhjet parlamentare dhe vlerësoi se lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev edhe pse deklarativisht është thirrur për jetë, barazi dhe bashkëjetesë, pati sukses, siç tha ai, thelloi më tej ndarjen midis bashkësive etnike në Strugë. /Fol/