Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë se nuk do të kthehen në qeveri sepse punojn me ndershmëri.

“Unë nuk besoj se një shans i tillë për t’u kthyer në qeveri do të jetë, pasiqë punohet me ndershmëri. Në politikë nuk ekziston asnjëherë jo, por në anën tjetër, në rrethana të tilla jo, “tha Ziadin Sela për REL, transmeton Fol.

Lidhur me mënyrën e miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe përmbajtjen e saj, Sela thotë se është një ligj shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe se nuk duhet të ndahet nëse është pjesë e reformave apo nuk është pjesë e reformave.

“Flasim se ligji u soll pa një debat që nuk është e vërtetë. Mundësi për debat rreth ligjit kishin të gjithë. Harrojmë se në vitin 2008 u miratuan mbi 100 ligje, duke përfshirë ligjin mbi përdorimin e gjuhëve nga të njëjtët aktorë politikë që tani kundërshtuan ligjin dhe që kërkojnë një debat publik. Kujtojmë se në vitin 2008 si është sjellë ligji? Dmth kjo ishte e panevojshme për reagim nga ana e tyre. Kjo është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit, dhe nuk e kanë atë për qëllim, sepse të njejtët akterë politik unë jam shumë mirë i informuar, kur ishte në pyetje shumica e re parlamentare e kanë pranuar të njejtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Dmth bëhet fjalë vetëm për teatër dhe asgjë më shumë. Ky ligj për vullnet të së vërtetës duhej të miratohet në vitin 2004 kur duhej të përmbushet korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit, dmth kemi vonesë prej 14 vite. Ligji për përdorimin e gjuhëve është shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoni dhe mendoj se nuk duhet të ndahet nëse është pjesë e reformave apo jo. Pjesë e reformave është respektim i të drejtave elementare të qytetarëve, përdorimi i gjuhës është gjë elementare e një qytetari. Deklaratat e disave përfaqësues të ambasadave mendoj se janë të papërgjegjëshme dhe ndoshta nuk i dinë mjaftueshëm ndodhitë politike andaj japin ashtu deklarata”, deklaori Sela./Fol/