Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë. Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

“Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësoj të gjithë qytetarët”- deklaroi Sela.