550 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut është dëshmi për lashtësinë e Kombit tonë dhe kjo na bënë të ndihemi krenarë për historinë tonë të lavdishme përplot me heronj dhe heroizma që kanë lënë gjurmë në historinë e Kombit tonë por dhe historinë botërore.

Sigurisht se me figurën e Skënderbeut krenohet e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi krenarë që i takojmë një Kombi kaq fisnik që i ka dhënë botës heronj dhe figura të rëndësishme historike. Elementi që e karakterizon figurën e Skënderbeut, përveç heroizmit dhe betejave të lavdishme është edhe dëshira e tij për të bashkuar Kombin.

Prandaj, sot, është dita kur duhet të reflektojmë si Komb dhe këtë elementë të bashkimit ta ngrisim mbi interesat krahinore, grupore e individuale si dëshmi që jemi pasardhësit e një heroi me përmasa botërore. Lavdi veprës dhe jetës së Skënderbeut! Lavdi të gjithë të rënëve për Atdhe!

Vëllazërisht, Ziadin Sela