Sfida e radhës e boksierit strugan Rexhep Islami është me 24 Mars përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Për tu stërvitur sa më mirë për ndeshjen në Turneun e boksit që do të zhvillohet në Volketswil, Rexhep Islami përveç përgatitjeve në Bern, ai shkon edhe në qytetin e Cyrihut te Klubi i Boksit Ladorishti.

“Kjo do të jetë ndeshja e dytë amatore. Për tu përgatitur, udhëtoj dy orë deri ne Zürich për tu stërvitur me trajnerin tim Shpendi Etemi dhe ditët tjera të javës ushtroj në Bern. Ndihem shumë i përgatitur. I falënderohem shumë trajneri që më përcjell gjatë gjithë kohës në stërvitje maksimalisht dhe është shumë i kujdesshëm për mua”, thotë Rexhep Islami në deklaratën ekskluzive për RadioVala dhe Albsport.ch.

23 vjeçari nga Ladorishti i Strugës me stërvitjet në Boks ka filluar para tetë vitesh, kurse tash e dy vjet jeton në Zvicër ku gjithashtu ka vazhduar për tu stërvitur pa mos i ndërprerë aspak.