Shkruan Medai Shaholli

“Me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, po qëndron në vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Lirko floriri(Ilir Meta) për të nderuar këtë datë gjoja si respekt mbi ngjarjet historike të historisë sonë kombëtare”.

“Me këtë rast Lirkoja dhe Ali Qameti, kanë vizituar edhe monumentin e Skënderbeut në Shkup duke vënë kurora me lule mbi të.
Ata gjithashtu kanë bërë selfien e rastit duke bër simbolin e shqiponjës”.

“Ky është momenti kur selfie me shqiponjë bëjnë ata që i kanë prerë krahët dhe mbyllur gojën shqipes në mbarë Iliridën si gjuhë e një populli pa identitet dhe pa të drejtë përdorimi zyrtar”.

“Këta të dy si Lirkoja dhe xhak Alija, janë më të pamerituarit për ta bërë shqiponjën sepse këta dy janë turpi ynë”.

“Lirko hajduti nuk ka pse dalldiset me selfie dhe me shqiponja kur nuk ka kërkuar nga autoritete sllave për shqiptarët kurrë të drejta të barabarta me sllavët”.

“Ky është Presidenti hajdut Lirko floriri, mik i ish kryetarit të Shkupit Koqe Trajanoski, dhe i shumë VMROV-cave, bashkpunëtorë të bizneseve të dyshimta në kohën e qeverisjes së VMRO-DUI, në mbarë FYROM-in”.

“Sa për langaraqët e tjerë në këtë foto siç është xhak Alija me kodoshët e tij të politikës dhe kryeparlamentari Talati i cili mban ligjin për gjuhët në sirtarët e tij ende të pa miratuar, ligj ky denigrues që përdhos dhe barazon shqipen me jevgjërishten”.

“Pra, selfie me shqiponjën është një tallje me shqiptarët ku shqipes këta kusarë dhe banditë i kanë marrë frymën në këto 16 të veprimtarisë tyre në politikë dhe në pushtet”.

“Statusi denigrues dhe mospërfshirja e gjuhës shqipe në ndryshimet kushtetuese është vepër e ulët dhe tadhëti kombëtare nga ana e kësaj kaste politike dhe e këtyre kusarëve shqiptarë, që shqipen e do dhe e bënë vetëm për selfie”.

Shqiponja në duart e hajdutëve shqiptarë është
loja e ndyrë me shqiptarët!