Shtetet e Bashkuara janë duke u larguar nga një traktat i vitit 1955 me Iranin në përgjigje të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkoi Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet ndaj Teheranit për mallra të tilla si ilaçet, ushqimet dhe pjesët e aeroplanëve, transmeton TCH.

Traktati i Miqësisë krijoi marrëdhënie ekonomike dhe të drejta konsullore midis dy vendeve.

Tërheqja shënon treguesin më të fundit të tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Teheranit.