Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, është shprehur se nëse do të jetë e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë, që besohet se Moska po e zhvillon duke shkelur një traktat të armëve bërthamore.

Ambasadorja i bëri thirrje Rusisë që të ndalë zhvillimin e sistemit 9M729, i cili sipas SHBA-së, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme, të vitit 1987.

“Është koha për Rusinë që të vijë në tryezën e bisedimeve dhe t’i ndalojë shkeljet”, ka thënë Hutchison.