Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka mohuar zërat për një përçarja të mundshme në administratën e Presidentit, Donald Trump, ndërsa ka deklaruar se dorëheqja e tij ishte një vendim i marrë në të mirë të administratës.
45-vjeçari deklaroi se dëshironte që t’i jepte mundësi drejtorit të ri të komunikimeve, Anthony Scaramucci, një mundësi për të ushtruar sa më mirë detyrën e re përmes bashkëpunimit me zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Sipas Spicer, është më mirë që kuzhina e komunikimit të ketë vetëm një shef.
“Ka qënë një nder dhe një privilegj që t’i shërbej Presidentit të këtij vendi dhe nuk besoj se do të kem mundësinë ndonjëherë që ta falenderoj atë aq sa duhet për mundësinë që më dha. Unë thjesht mendova se është në interesin më të mirë të departamentit të komunikimeve, që organizmi i shtypit të në Shtëpinë e Bardhë të mos ketë shumë kuzhinierë në Kushinë. Vendimi im ishte një rekomandim që i dhashë Presidentit, në mënyrë që Anthony dhe Sarah të kenë një fillim të ri në punën e tyre.”
Megjithatë, mediat një ditë më parë raportuan për përcarja të mundshme në stafin e Presidentit. Prestigjozja NYT shkroi Spicer nuk e kishte pritur mirë emërimin e Anthony Skaramuçit në krye të departamentit të komunikimeve, pasi sipas tij, ky i fundit nuk ka eksperiencën e nevojshme për të mbajtur mbi shpatulla një detyrë të tillë.
Sean Spicer ka qënë një nga prurjet e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Preibus, ndaj nuk dihet ende nëse largimi i tij nga detyra mund të ketë sjellë përçarje të mëtejshme në organikën organizative të Presidencës amerikane.