Pas vizites së kryeministrit Zoran Zaev ditën e djeshme në festën e Kurban Bajramit në Haraçinë ka reaguar përfaqsuesi i Aleancës për Shqiptarët Shefik Duraku . Ai në reagimin e tij me një shkrim në facebook ka shkruar :

Por nuk mundë të mbetem indiferent ndaj asaj që ndodhë në Haraçinën tonë,një vend me plot histori të lavdishme që të bën të ndjehesh krenarë dhe kjo do mbetet kështu çdoher,ne Haraçinasit jemi ata që më së shumti e duam dhe e mbrojmë me xhelozi Atë.
Tradita Shqiptare përmban shumë elemente të rëndësishme,në veçanti bujaria dhe mikpritja janë pjesë e kodit tonë gjenetik dhe vazhdon ende të rrojë mes nesh kjo veti shumë e çmuar e jona.
Por ama,ky vend i sakrificës i lirisë dhe simbol i demokracisë ka zot shtëpie,mikpritjen tonë nuk duhet askush ta keqpërdor dhe festat familjare dhe fetare të naj shëndrroj dhe keqpërdor për qëllime politike dhe atë me nënçmim ndaj organizimit politik të shqiptarëve në përgjithsi.
Haraçina në momentet më kritike dhe më të vështira të kombit ka ditur të rreshtohet dhe shum her e ka bërë dhe kthesën historike,vërtet nuk kemi pasur ndonjë her kujdesin e pushtetarëve shqiptarë,por ama skemi pranuar asnjëher që armiku të naj fshij lotët,burrat e vërtet dhe me dinjitet kan dhënë çdohet kontributin e tyre për të mirën e Haraçinës dhe Shqiptarisë por vedimtarë çdo her kanë qenë rinia Haraçinase dhe atë në momente shum më të vështira dhe shumë më të rrezikshme.
Të nderuar Haraçinas në kët ditë feste,në këtë festë simbol të sakrificës dhe devotshmërisë më duhet të ju drejtohem me një porosi për bashkim dhe vigjilencë sepse do sfidohemi nga një fenomen që ka për qëllim fillimisht asimilimin tonë politik dhe pastaj edhe kombtarë….
Historia e Haraçinës nuk duron nënçmime dhe përbuzje nga kushdoqofshin ato.