Ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në emisionin “360 gradë” në Alsat-M ka thënë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po tenton edhe njëherë tu mundësojë amnisti dhunuesëve të 27 Prillit, me kërkesën e tij për amnisti të përgjithëshme, transmeton Zhurnal.

“Mendoj se Gruevski po i shfrytëzon njerëzit të cilët e realizuan skenarin e 27 Prillit si mbrojtje, si mbrojtje për përgjegjësinë e tij. Gruevski thotë se do të kërkojë amnisti për 27 Prillin, megjithatë mendoj se qëllimi i tij kryesor është që të realizojë atë që nuk e realizojë vitin e kaluar, e ajo është të kërkojë amnisti të përgjithëshme për të gjitha rstet të cilat lidhen me Prokurorin Speciale Publike. Herën e parë tentoi që këtë ta realizoi npërmjet Ivanovit, ndërsa tani dëshironë që një gjë të till ta bënë nëpërmjet nesh. Ai nuk lufton për kolegët e tij partiak, por për veten e tij”, thotë Shekerinska.