Të paktën 25 zjarrfikës rezultojnë të humbur dhe dyshohet të kenë humbur jetën pasi një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët është shembur në qendër të Teheranit.

E ndërtuar në vitin 1962, ndërtesa 17-katëshe ishte ndërsa e parë më e lartë në vend dhe përfshinte edhe një qendër tregtare.

 
 

Raportet për viktimat janë kontradiktore. Agjencia Associated Press ka cituar TV Press të Iranit të ketë thënë se 30 zjarrfikës janë vrarë.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve ka thënë se raportet e tilla janë të papërgjegjshme, pasi përpjekjet për shpëtim janë në vazhdim e sipër, përcjell GSH.

Televizioni shtetëror raportoi se “së paku 38 njerëz janë plagosur dhe janë shtruar në spital. Sipas disa njoftimeve, ndërtesa 17-katëshe Plasco është evakuuar para se të shembej.

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin për disa orë përpara se të rrëzohej ndërtesa.