Ballina Shëndetësi Shëroni dhimbjet e veshit në kushte shtëpie

Shëroni dhimbjet e veshit në kushte shtëpie

Dhimbjet e veshit janë të tmerrshme dhe shqetësuese.

Shumë nga dhimbje janë si shkak i depozitimeve të lëngëta në vesh, tingujt e lartë, të ftohtit, infeksionet, dylli, dëmtimet brenda veshit e të tjera.

Përveç se me medikamente dhimbjet mund të shërohen edhe në kushte shtëpie.

Ne do ju sjellim disa nga këto mënyra:

Vaj ulliri

Vaji vepron si një lloj qetësuesit ndaj dhimbjeve të veshit, po ashtu shërben si lubrifikant dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve në vesh.

Qepa

Shpesh herë qepa përdoret si një ilaç shtëpiak, por efekt ka edhe ndaj dhimbjeve të veshit. Vetitë antibakteriale që ka bëjnë që trajtimi i dhimbjeve të jetë më i shpejt.

Uji i nxehtë

Zona që ka dhimbje qetësohet nga nxehtësia, merreni një shishe me ujë të nxehtë dhe mbajeni afër veshit për pak kohë.

Tharësja e flokëve

Një mënyrë për të qetësuar dhimbjet e veshit është edhe tharësja e flokëve. Ajo do të thithë lagështinë e tepër në vesh, por mos e përdorni më shumë se pak minuta