Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e aksionit “Dita e drurit” nuk është mirëpritur nga VMRO-DPMNE-ja e cila e akuzon pushtetin për angazhim të rrejshëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Masat e tjera të propozuara nga Qeveria, VMRO-ja i konsideron si të parëndësishme, njofton Alsat M.

Përderisa opinioni hutohet me masa paradigmë, është shfuqizuar masa esenciale siç është Dita e Drurit. Vetëm me këtë aksion deri më tani janë mbjellë mbi 36 milion fidanë dhe mbi 50 përqind ka qenë i suksesshëm që është një përqindje e lartë për këtë lloj fidanësh. Kjo do të thotë se nga ky aksion deri më tani ekzistojnë mbi 18 milion fidanë. Ky aksion është ndaluar vetëm nga mendje-ngushtësia dhe vetëm për këtë duan ta ndalojnë vazhdimësinë e këtij projekti pozitiv që filloi dhe zhvillohej nga Qeveria e VMRO DPMNE-së – deklaruan nga VMRO DPMNE.

Qeveria mbrëmë miratoi vendim për ndërprerje e aksionit “Dita e Drurit – mbille të ardhmen tënde”, ku sipas të dhënave nga ana e Qeverisë gjatë këtij aksioni janë mbjellë 35 milion fidan në 13 mijë hektar por vetëm 0-15% e këtij procesi ka qenë i suksesshëm. Gjatë viteve kur u zbatua ky aksion, janë shpenzuar mbi 7.7 milionë euro në total ndërsa në shumë rajone vetëm 10 % e fidanëve kanë mbijetuar pasi siç thuhej u mbollën fidanë që nuk janë vendore e më pas nuk kishte përkujdesje të duhur ndaj tyre. Aktivitetet e ardhshme për pyllëzim do të realizohen me propozim program të miratuar për riprodhim të zgjeruar të pyjeve të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”.