Shikon zjarr në ëndërr? Shenjë e mirë apo e keqe, çfarë fshihet pas këtij simboli

Zjarri në ëndërr, është pothuajse gjithmonë simbol i emocioneve të forta dhe pasioneve në jetën e një njeriu, qofshin të mira apo të këqija. Zjarri mund të jetë simbol i një zemërimi apo shkatërrimi në jetën e dikujt, por mund të jetë edhe sinjal i një ngjarjeje të madhe që pritet të ndodhë në jetë.

Nëse shikon në ëndërr zjarr, por nuk je e frikësuar prej tij, është tregues se zjarri po digjet brenda teje. Kjo do të thotë se në këtë periudhë të jetës je e pushtuar nga emocione apo ndjesi të forta në lidhje me një situatë të tensionuar ose je shumë e apasionuar për gjëra që pritet të ndodhin në jetën tënde.

 

Nëse shikon në ëndërr zjarr dhe ke frikë prej tij, zakonisht është sinjal i ndjesive që ndodhin pa i pasur nën kontroll. Mund të jenë situata që kanë nevojë për një transformim të madh ose mund të jetë një shenjë e mirë e ngjarjeve që pritet të të ndodhin në jetë.

Kur shikon në ëndërr sikur po digjet një shtëpi, zakonisht do të thotë se dikush është në vështirësi ose po pëson një transformim të madh në jetë. Nga ana tjetër, nëse digjet një shtëpi në ëndërr, mund të jetë simboli edhe i pasionit apo dashurisë në jetën e dikujt që po vuan nga dashuria.

Zjarri në ëndërr zakonisht nuk është shenjë e keqe, por është sinjal që tregon se një person është duke bërë një kthesë të fortë në jetë, diçka të re, një transformim.

SHPËRNDAJE