Moti i keq ka goditur Gjermaninë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që uji të mbuloje rrugët. Rrëshqitja e dherave dhe rrëzimi i pemëve kanë shkaktuar disa aksidente dhe bllokim të trafikut. Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident me makinë, për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë. Më alarmante situata është në zonën e Bavarisë. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen nga Përmbytjet është në pritje të një rritje të mëtejshme të nivelit të ujit. Qytetarët janë paralajmëruar në Berlin e qytete të tjera që të tregojnë kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Edhe Italia po përballet me një situatë të pazakontë të motit. Stuhia dhe breshëri i madh kanë prekur Piemonten, Venecian por edhe zona të tjera, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe turizëm. Dy persona kanë humbur jetën në det, pasi kanë qënë duke lëvizur me varkë dhe nuk kanë mundur t’u shpëtojnë dallgëve. Shumë prej plazheve u mbuluan për disa orë nga breshëri.