Argjentina është shumë afër eliminimit nga Kampionati Botëror, Rusia 2018, pasi ka pësuar humbje në takimin e dytë në kuadër të Grupit D nga kombëtarja e Kroacisë me rezultat 3-0.

 l

Në një atmosferë fenomenale të krijuar në stadiumin e Nizhny Novgorodit, u zhvillua ajo që u quajt ndryshe një finale para finales për skuadrën e Lionel Messit, një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia.

Por, as prezenca shumicë e tifozëve të Argjentinës në stadium e as fakti tjetër i prezencës së një prej më të mirëve që ka njohur historia e futbollit nuk u interesoi kroatëve, të cilët u shfaqën kompakt nga fillimi i takimit dhe me synim të qartë.

Acuna pas 22 minutash lojë qëlloi traversën rastësisht pas një harkimi dhe ishte kjo një prej mundësive më të mira të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë loja ishte më e hapur dhe presioni rritej për Argjentinën që po kërkonte golin.

Në pjesën e dytë loja ishte më e hapur dhe presioni rritej për Argjentinën që po kërkonte golin.

Dhe, pikërisht në momentin kur po arrihej piku i dominimit të ekipit të Lionel Messit, erdhi gabimi shokues i portierit Caballero, i cili në tentim për të larguar topin nga zona, asiston te Rebic, i cili nga afërsia me një volej i dha epërsinë kroatëve (53′).

Argjentina hodhi gjithë arsenalin përpara duke inkuadruar edhe Higuainin dhe Dybalan, por gjysmë rastet nuk thyen mbrojtjen fantastike të kroatëve.

Brozovic pas 80 minutash lojë e gjeti të vetmuar Luka Modricin te 16 metërshi, e mesfushori i Real Madridit në stilin e tij me një gjuajtje mjeshtërore shtangu argjentinasit prezent në stadium duke realizuar për 2-0.

E kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit gol shënoi edhe ylli i Barcelonës Ivan Rakitic.

Me këtë fitore Kroacia kalon në rrethin e tretë të 1/16 së Botërorit kurse ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup e zhvillon kundër Islandës.

Argjentina duhet ta fitojë gjithsesi ndeshjen e fundit kundër Nigerisë dhe të shpresojë që ndeshja e nesërme mes Islandës dhe Nigerisë të përfundojë me rezultat të barabartë apo me fitoren e nigerianëve pasi që një rezultat i tillë do ti koncvenonte më shumë Argjentinës.