Një studim i ri nga Universiteti i Montrealit, thotë se sjelljet kompulsive si ngrënia e thonjve dhe e lëkurave të gishtërinjve, thonë më shumë për personalitetin tuaj se sa që ju e mendoni.

Njerëzit të cilët janë në përgjithësi të paduruar, apo të cilët mërziten dhe frustrohen lehtë, janë të prirur që të përfshihen në sjellje të tilla si pickimi i lëkurës së gishtërinjve, ngrënia e thonjve dhe këputja e qerpikëve, thotë ky studim, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët thonë se perfeksionimi – një veti që mund të jetë më e dëmshme se sa njerëzit mendojnë – qëndron prapa këtyre sjelljeve,

Ata thonë se individët të cilët kanë këto sjellje janë perfeksionistë dhe të paaftë që të relaksohen. Në këtë mënyrë ata bëhen pronë e frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk i realizojnë qëllimet e tyre. Ata po ashtu përjetojnë nivele të mëdha të mërzitjes.