Prerjet me letër janë ndër gjërat më të këqija që mund t’i ndodhin një qenie njerëzore, por përse këto prerje të vogla shkaktojnë dhimbje të tmerrshme?

Kjo mund të varet edhe nga vendi se ku i marrim plagët, thotë dermatologia Dr. Hayley Goldbach – pasi që majat e gishtërinjve janë magnet të dhimbjes, transmeton Telegrafi.

Goldblack thotë se dhimbje të tmerrshme do të kishit edhe nëse do të pësonit prerje me letër në fytyrë apo gjenitale, nëse veç mund ta imagjinoni këtë.

“Majat e gishtërinjve janë mënyra se si e eksplorojmë botën, mënyra se si i kryejmë detyrat e vogla delikate. Prandaj ka kuptim kur themi se aty ka shumë mbaresa nervore. Njëfarë mënyre majat e gishtërinjve janë mekanizëm i sigurisë.”

Faktor tjetër, sipas BBC Future, mund të jetë se prerjet me letër janë shumë më të këqija sesa që duken.

Nuk janë aspak prerje të pastra të vogla, por prerje të tmerrshme përmes qelizave më të ndjeshme nervore.

Ferris Jabr nga Scientific American thotë se prerjet me letër nuk janë aq të pastra sa duken, pasi që pavarësisht se maja e letrës mund t’ju duket e butë, ajo faktikisht është e dhëmbëzuar.

Rrjedhimisht, letra e prenë lëkurën më shumë si një sharrë e vogël sesa si një thikë.

Dhe, për të mos mjaftuar kjo, letra len pas shumë kimikale, gjë që e acaron plagën.