Shpërndarja e qelizave kancerogjene të mushkërive janë si tenda të cilat janë rrënuar dhe janë nën mëshirën e erës, kanë shpjeguar shkencëtarët nga Universiteti York, transmeton FOL.

Komunikimi në mes të dy proteinave është shkaktari që shtyn qelizat si tendë të humbin formën e tyre.

Kjo lejon që këto qeliza të migrojnë në pjesët tjera të trupit.

Sipas këtyre shkencëtarëve ky studim ndihmon në parandalimin e përhapjes së kancerit të mushkërive.

Në studimin e tyre shpjegohet komunikimi në qendër të qelizës – të njohur si Golgi – merret një sinjal nga proteinat të cilat shkaktojnë lëvizjen e membranës përbrenda.

Kjo lëvizje ndërron formën dhe sipërfaqen e qelizave kancerogjene, kështu duke lejuar që të lirohet dhe të lëvizë lirshëm.