Shkëndija siguroi një vend në raundin e 3-të të Europa League pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit me finlandezët e Helksinkit dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-2 mundi të kualifikohej më tej. Skuadra tetovare u përpoq të bënte kryesisht një lojë të kujdesshme duke qenë se kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë por autogoli I Radeskit në minutën e 29-të I prishi disi planet e kuqezinjve.

Vendasit patën kontrollin e topit por rastet më të mira I kishte Shkëndija që sidomos në pjesën e dytë I lejoi shumë pak hapësira kundërshtarit derisa arriti të realizojë golin e sigurisë së kualifikimit në minutën e 71-të me Celikovicin, që me një goditje të fortë me të majtën Brenda në zonë mposhti portierin kundërshtar.

Një kualifikim mëse i merituar për tetovarët që jo vetëm kaluan në raundin tjetër por po zhvillojnë gjithashtu dhe një futboll shumë dëfryes dhe mund të provojnë dhe këtë vit të arrijnë play off e Europa League e pse jo të kualifikohen dhe në fazën e grupeve, gjë që do të përbënte një arritje historike për këtë klub.