Javën e ardhshme (17.08.2017), në stadiumin San Siro në kuadër të garave të “play-off”, për Europa League do të përballen AC Milan – Shkëndija. Skuadra italiane për këtë ndeshje ka lëshuar në shitje biletat. Shpenzimi më i vogël për të ndjekur dy skuadrat kuq e zi në “San Siro”, mund të jetë 20 euro, ndërsa pozita më e mirë për të ndjekur këtë ndeshje do ju kushtojë 140 euro.