Kandidati republikan Roy Moore shkoi të votonte me kalin e tij, si në kohët e dikurshme.

Ai votoi për garën e Senatit Amerikan.

Moore shoqërohej nga gruaja e tij Kayla Moore, ndërsa shprehu besim te një fitore e sigurt.

Por rezultatet e zgjedhjeve qenë zhgënjyese për të dhe presidentin Trump, përcjell javanews.al.

Kandidati i Demokratëve, Doug Jones, fitoi me një rezultat tepër të ngushtë, 49.6 %, aq sa i mjafton të bëhet senator. Ai fitoi përballë njeriut të përfolur për skandale të shumta seksuale, Roy Moore.

Humbja e tij është humbje e vetë presidentit Trump i cili e mbështeste fuqishëm ish-senatorin.