Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tek nënkalimi nën sheshin Skenderbeu në Shkup, shkruan Fakte. Sipas dëshmitarëve okularë, një veturë e tipit BMW me shpejtësi të madhe ka goditur një shtyllë betoni duke shkaktuar aksidentin tragjik, në të cilin dyshohet se mund të ketë edhe të vdekur.

Pak para aksidentit në këtë hapësirë ka pasur frekuentim të shtuar të njerëzve pasi partia shqiptare në pushtet BDI ka mbajtur tubimin e saj Pro referendumit mu në këtë shesh, ndërsa numër i madh i të rinjve kanë ardhur për të parë performancën e këngëtarit të njohur Majk./FAKTE/