Autobusët e NQP-së Shkup dhe transportuesit privat prej sot, 20 janar, do të vozisin falas për qytetarët e Shkupit. Vendimin sot e solli Qyteti i Shkupit dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa do të vlejë deri në momentin e zvogëlimit të ndotjes së ajrit për çka opinioni do të njoftohet plotësisht, njofton Koha.

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu në konferencën për shtyp kumtoi se është sjellur edhe vendim për ndërprerje të të gjitha aktiviteteve ndërtimore që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave të Shkupit gjithashtu t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore.

Çmimet për parkim në vendparkimet e Parkingut të qytetit prej sot dyfish do të rriten dhe kjo do të vlejë deri në ndërprerjen e këtij vendimi.

Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet për të cilat sot vendosi Qyteti i Shkupit për shkak të aerondotjes së madhe në kryeqytet. (Koha.mk)