Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, pritet rritje e prurjeve të ujit në lumenjtë e vendit, posaçërisht në jug dhe në perëndim, mirëpo nuk priten vërshime. Në gjendje rreziku është pjesa qendrore e Shkupit, pasi që nuk përjashtohet dalja e lumit Vardar nga shtrati. Autoritetet e Qytetit janë alarmuar dhe se kanë ndërmarrë masat e nevojshme. Në rrezik janë institucionet që janë buzë Vardarit, ku mësohet se bodrumet e tyre dhe hapësira të tjera janë vërshuar.

Rritje e prurjeve të ujit pritet të ketë në Treksë, Lumin e Zi dhe Lumin e madh në afërsi të Resnjës, si edhe prurjet e ujit nga Kozhufi, si edhe lumenjtë e rajonit të Gjevgjelisë dhe Vallandovës.