Dymbëdhjetë korriku i 2018-tës do të shkruhet në fletat e historisë së klubit të Shkupit, për shkak se pas plotë 14 viteve rikthehen të luajnë në arenën evropiane të futbollit me njërën prej ekipeve më të forta si Glasgou Renxhersi i elitës së Skocisë. “Bardhekaltërit” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të ciklit të parë eliminatorë të Liga Evropës ndaj Renxhersit që udhëhiqet nga legjenda Stiven Zherard. Sigurisht se favoriti në këtë përballje nuk diskutohet, madje edhe kur luhet në transfertë te një stadium që çdo herë është i mbushur me tifozeri të zjarrtë, mirëpo rëndësia e kësaj përballje për vet klubin shqiptarë dhe tifozët e saj, do të jetë e fokusuar në shpalosjen e vlerave dhe përfaqësim dinjitoz pranë publikut skocez.

Suat Zendeli, kapiten i FC Shkupit“Ne kthehemi pas një kohe të gjatë siç ashtu kthehet edhe Glasgou Renxhersi në arenën ndërkombëtare pas sa viteve.Dihet tradita e klubit skocez, dihet tradita e jonë, kemi ardhur si individ dhe si ekip t’i shpalosim vlerat tona. Besoj se kjo ndeshje do të na sjell emocione, do të na rikthejë në një vend ku i takon klubit tonë, shpresojmë se ne do të japim më të mirën, askush nuk na ka vendosur objektiv që ne ta kalojmë Renxhersin. Nëse ne do e bëjmë atë, emrat tonë do të shkruhen në histori, por edhe nëse eliminohemi, klubi bën historinë e vet pasi përballet me një ekip ndër më të fortat në Evropë. Shpresojmë që të kënaqemi të gjithë së bashku dhe në fund nga kjo ndeshje të nxjerrim më të mirën dhe të dalim me kokën lartë”.

Stefan Vujçiq, futbollist i FC Shkupit“Duhet ta shijojmë këtë ndeshje, pasi mendojë për këtë kësi lloj ndeshje luhet futbolli, ku ka tifozë dhe stadium të mbushur. Kemi ardhur si “autsajder”, mirëpo kjo nuk do të thotë që kemi ardhur për ta humbur ndeshjen. Besoj se do të japim gjithçka nga vetja, të bëjmë rezultat të mirë që të kemi situatë të mirë për takimin e kthimit në Shkup”.

Takimi Glasgou Renxhersi-Shkupi do të zhvillohet sonte në mbrëmje në stadiumin “Ibroks”, duke nisur nga ora 20:45.

Liga Evropa Sonte nga ora 20:45 Glasgou Renxhers-Shkupi! ⚽⚪?

Gepostet von Sportmania am Donnerstag, 12. Juli 2018