Shmangni këto gabime kur bëni lazanja dhe shijoni një pjatë fantastike

Nuk ka gjë më të shijshme se një tavë e mirë me lazanja.Petët pak si gomë, salcë e hollë dhe djathë jo i shkrirë mirë, janë të gjitha që mund të prishin një gatim fantastik siç është lazanja. Ja gabimet që duhet të shmangni kur gatuani lazanja:

1.Mbigatuani pastën

Së pari duhet të vendosni se çfarë lloji lazanje doni të bëni. Nëse do të bëni një tavë me lazanja që nuk zihen, kjo nuk është një tavë lazanja e vërtetë. Në këtë rast mos u kurseni me aromat dhe salcën, djathin dhe erëzat.
Nëse do bëni tavë tradicionale me lazanja sigurohuni që lazanjat t’i zieni 4-5 minuta maksimumi.
2. E bëni lazanjën “lëmsh”

Pasi t’i keni zier lazanjat më pak se “al dente”, mos i vini në kullesë në lavaman ndërsa përgatisni salcën dhe djathin.
Do të bëhen një katrahurë. Në vend të kësaj, vini çdo fletë në një tavë të lyer me vaj. Do pak kohë shtesë, por ia vlen.

3. Kapërceni salcën beshamel
Lazanja ka nevojë për beshamel dhe salcë marinade me domate. Lazanja ka nevojë për bulmet, përveç djathit. Një salcë me bazë kremi i mban gjërat e lëngshme dhe ul aciditetin e domateve.

4. E filloni shtrimin me fletët e lazanjës
Shtresa e parë e lazanjës duhet të jetë salca. Kjo jo vetëm e mban tavën të lëngshme, por nuk i le petët të ngjisin.

5. Përdorni djathin e gabuar
Mund të duket pak kontroverse, por nuk do të ishim dakord në përdorimin e rikotës në lazanja. Thahet dhe çahet në mënyrë jo të këndshme në sipërfaqe. Djathi më i mirë për përgatitjen e lazanjës është një djathë i stazhionuar i fortë dhe i grirë, si parmixhiano. Nëse do të përdorni rikotën, shtoni vezë, barishte, kripë dhe piper para se t’a hidhni sipër lazanjës.

6. Jini kopracë me shtresat
Nëse ka më pak se tre shtresa, atëherë me siguri nuk është lazanja. Duhet të përdorni një enë të madhe të mjaftueshme për të hedhur të gjithë përgatitjen e mrekullueshme të lazanjës.

7. Nuk e mbuloni ndërsa e piqni
Nëse e piqni lazanjën të pa mbuluar atëherë do të bëhet e thatë. Mbulojini me ndonjë letër për pjekje dhe në gjysmë të gatimit hiqjani që të marrë ngjyrën e artë.

SHPËRNDAJE