Shoferi i kamionit F.L. i cili arriti të frenon pak centimetra para vendit ku është shembur ura në Genoa të Italisë, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje rrëqethëse.

Ai ka shmangur rënien nga mbi 45 metra lartësi, kurse në detaje e ka përshkruar momentin kur është “zhdukur” para syve të tij ura ku humbën jetën 40 persona, transmeton Telegrafi.

Babai 37-vjeç po voziste kamionin mbi urën Morandi pasi kishte dërguar në destinacionin e paraparë një sasi të mallit, tha se për pak sekonda para syve të tij u shemb një pjesë e madhe e urës gjigante.

“E shihja urën duke u shembur edhe pse kisha para vetes shumë vetura tjera”, ka deklaruar ai para ekipeve të shpëtimit.

Kamioni i tij me ngjyrë të gjelbër është bërë kryelajm i mediave botërore, kurse sot është parë i parkuar në një zonë të sigurt.

“Shoferi i kamionit është ende në gjendje shoku, por për fat të mirë nuk është lënduar pasi ka kërcyer me kohë nga kabina”, ka deklaruar Giovani D’Alessando, drejtori i kompanisë ku ky burrë shoferi punon.