Sikur edhe herëve tjera, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është larguar i pari nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që ka filluar pak pas orës 15.

Ai është arsyetuar se ka takim, njëjtë sikur ka bërë edhe herëve tjera.

Në largim e sipër, Ahmeti ka thënë se në këtë mbledhja është diskutuar edhe për dorëheqjet e shumta në Vetëvendosje, duke përfshirë edhe dorëheqjen e sotme të Driton Çaushit, raporton lajmi.net.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së VV-së me Grupin Parlamentar.

Sipas tij, deri me tash kandidat i vetëm për kryetar të VV-së është Albin Kurti.

Sot deri në orën 12 të mesnatës është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të kësaj partie. /Lajmi.net/