Të shtëna me armë janë dëgjuar pranë pallatit të Mbretit Salman në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur disa minuta më parë, por në videot e shpërndara në rrjetet sociale dëgjohen breshëri plumbash si dhe shihen makinat e forcave të sigurisë.

Mediat vendase raportojnë se Mbreti është evakuuar në një bunker ushtarak nëntokësor.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një grusht shteti por nuk përjashtohet mundësia e një sulmi nga rebelët jemenas Houthi.