Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në qendër të Athinë. Mësohet se bomba ka shpërthyer në zonën mes Universitetit dhe stadiumit.
 

Sipas mediave greke, nuk raportohet për të lënduar.

Mjeti shpërthyes ishte vendosur jashtë një banke. Sipas ‘Zougla.gr’, para se të ndodhte shpërthimi, në polici kishte mbërritur një telefonatë paralajmëruese.

Pak kohë më parë në Athinë u gjetën 8 pako me bomba, në një filial të një poste, ndërsa në shënjestër ishin zyrtarë të Bashkimit Europian.