Një bombë shpërtheu mbrëmjen e sotme jashtë një banke në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Santaroza në qendër të Athinës.

Ka qenë një roje sigurie ai që ka parë dy persona me motor, të cilët kanë lënë një qese të zezë tek dera e bankës dhe më pas janë larguar.

Sipas mediave greke, përcjell tvklan.al, nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.