Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Tiranës të kthejë masën e bllokimit për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rekursi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që i riktheu pasaportën Tahirit është regjistruar në  7 shkurt të këtij viti. Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca, edhe pse nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet rekursi i Prokurorisë për pasaportën e ish-ministrit Tahiri.

Ai është në hetim nga prokuroria i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës së Habiljave, çështje që po hetohet paralelisht nga Prokuroria e Katanias si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.