Screenshot_2016-06-11-17-17-57Screenshot_2016-06-11-17-07-38

Shqipëria ka pësuar humbje 0:1 nga Zvicra, në ndeshjen debutuese në Evropian.

Përkundër disa rasteve të mira, Shqipëria humbi 0:1 nga Zvicra në ndeshjen e vlefshme të grupit A në Evropian.

Fabian Scharr e realizoi golin e fitores për “helvetët” në këtë ndeshje, në minutën e pestë.

“Kuqezinjtë” luajtën për një pjesë të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Lorik Canës në minutën e 36-të.

Armando Sadiku dhe Shkelzen Gashi i kishin rastet më të mira për Kombëtaren Shqiptare, por dështuan përballë portierit Sommer.

Në anën tjetër, edhe Etrit Berisha i bëri disa pritje fantastike gjatë ndeshjes.