Shqipëria nuk bie nga kategoria, falenderon Norvegjinë

Në pritje të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë.

Qipro është mundur nga Norvegjia dhe do të bjerë në divizionin D të Ligës së Kombeve si vendi i tretë më i dobët i divizionit C. Në Nikosia, Qipro u mposht me rezultatin 0-2 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, të cilën e mbylli në kuotën e 5 pikëve, por vetëm një prej tyre kishte vlerë në renditjen e vendeve të treta (nuk llogariten pikët e marra me Slloveninë e vendit të fundit).

Kështu me vetëm një pikë në renditjen e vendeve të treta të të 4 grupeve, Qipro do të bëhet skuadra e katërt që do të bjerë në Divizionin D të Nations League, pas Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të garojnë sërish në Divizionin C edhe Ligën e ardhshme, por me paraqitjen e dobët në këtë edicion kanë zbritur në vazon e 4-t në shortin për Euro 2020, që do të hidhet në muajin Dhjetor.

SHPËRNDAJE