Euforia festive me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përfshi edhe shqiptarët që gjenden në Afganistanin e largët, e që shërbejnë në bazat amerikane në këtë vend. Disa shqiptarë që punojnë në një bazë afër qytetit Mazar-e Sharif, nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, kanë publikuar në rrjetet sociale edhe fotografitë nga festa modeste me këtë rast, shkruan Gazeta Lajm.

Një tavolinë me Coca Cola, Sprite por edhe me çaj rusi, ku janë shërbyer dhe disa ushqime, ka qenë tavolina modeste festive. Në sfond është vendosur flamuri kuq e zi, por jo edhe flamuri i Kosovës, që do të thotë se shqiptarët sa më larg vendlindjes që gjenden, aq më tepër si flamur të vetëm të tyre e perceptojnë flamurin me shkabën dy krenare.