Bashke me gëzimin për arrestimin e Sasho Mijallkovit, te shumë opinionistë shqiptarë nëpër rrjetet sociale vërehet edhe pakënaqësia se pse gjatë këtyre arrestimeve nuk po respektohet koncepti multietnik i shtetit. Është e pakuptueshme për ta se si po kursehen nga arrestimet bashkëpunëtorët më besnikë të Gruevskit dhe Mijallkovit, apo së paku pse nuk po detyrohen të ikin si Gruevski, kur dihet se Vmro asnjë ditë nuk do të ishte në pushtet pas vitit 2008, pa përkrahjen e tyre. Të pa numërta janë pyetjet se kur do të arrestohen edhe “këta të Duit”.

“Kur do të arrestohet Musaxhaferi Mijallkov”, ka pyetur Tahiri.