Dy persona kanë pësuar lëndime më të lehta trupore në gjithsejt shtatë fatkeqësi rrugore që ndodhën në rajonin e Qytetit të Shkupit, Në pesë fatkeqësi është regjistruar vetëm dëm material.

Sipas raportit policor të SPB Shkup, 32 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 10 vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni, katër prej të cilëve për shjaj të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë pa patent shofer.

Nga komunikacioni policia ka përjashtuar tre automjete të cilat kanë qenë në gjendje jo të rregullt teknike dhe shtatë automjete për shkak se kanë qenë të paregjistruara.

Në mënyrë të parregullt kanë qenë të parkuara 106 automjete, ndërkaq automjeti i posaçëm ka mënjanuar 72 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë vozitës të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe të semaforit, një vozitës i cili nuk ka treguar përparësi ndaj këmbësorëve në vendkalim të shënaur për këmbësorë dhe tre për mosshfrytëzim të helmetës mbrojtëse nga ana e motoçiklistëve.