Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori dhe vitamina. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës . Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Ju mund të bëni gjithashtu gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh. Qepa përmban sulfur. Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet. Qepa njihet gjithashtu si një afrodiziak shumë aktiv.Me poshte do te lexoni dhe 7 perdorime te tjera te qepes jashte kuzhines !
1. Ju lehtëson dhimbjet e veshit
Në një leckë ta pastër vendosni pak qepë. Mbajeni gjatë gjithë natës në brendësi të veshit, dhe vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të qepës do të parandalojnë infeksionin
2. Shëron djegiet e shkaktuara në kuzhine dhe djegiet nga dielli
Qepa do të lehtesojë dhimbjen në çast dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit pa lënë shenja.
3. Zbeh shenjat e plagëve
Nëse ju ndodh që të digjeni duke nxjerrë tavën nga soba apo duke gatuar në tigan, mjafton të mbuloni zonën e prekur me qepë dhe jo vetëm që nuk do të përkeqësohet por plaga do të shërohet brenda ditës.
4. Konsumi i qepëve ndikon pozitivisht në organzimin tuaj, duke ju mbrojtur nga virozat e stinës. Qepët përmbajnë squfur, mineral i cili ka veti anti-mpiksëse. Këto përbërës ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të trombociteve të gjakut, shkaku kryesor i atakut në zemër. Konsumi i rregullt i qepëve gjithashtu mund të ulë kolesterolin në gjak, gjë që është e rëndësishme edhe për zemrën tuaj.

5. Qepë për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim
Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme duke parandaluar irritimet apo puçrrat.
6. Ul temperaturën
Kjo metodë, në dukje si një “shpikje” nga gjyshet tona është në fakt një trajtim i pranuar dhe nga mjekët. Përpara se të vishni çorapet vendosni dy feta qepë të prera në shputën e këmbës dhe do të shihni si do të ulet temperatura për pak minuta.
7. Qetëson lëkurën nga pickimet e grerëzave apo insekteve të tjera
Nëse një bletë ose grenzë ju pickon vetitë anti-inflamatore të qepës do të parandalojnë një reaksion alergjik.